“Thonë se shpirti është fëmijë” – Poezi nga Rudina Papajani

THONË SE SHPIRTI ËSHTË FËMIJË…

Më shumë se xhamat ,
që thërrmohen,
unë i besoj shiut,
kur të lag në palcë e të kërcet,
ku shpirti zgjohet nga rebelimi,
ku këmisha thahet në lëkurën e zbehtë.
Thonë se shpirti është fëmijë,
dritë që të merr në lartësi,
të shpie në rrugë qiellore,
në rezet plot potere e stuhi…..
RUDINA PAPAJANI

Loading...