Kryeministri Rama: “Protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen”

Ashtu sikundër është raportuar edhe më herët, opozita e bashkuar do të zhvillojë ditën e hënë protestën e rradhës.

Kjo protestë është e 10-ta në rradhë dhe kreu i opozitës ka lajmëruar se do të jetë një protestë paqësore.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përcjellë një mesazh me anë të fjalëve të Martin Luter Kingut.

Rama citon: “Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë.

Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen.

Martin Luther King”

Loading...