Korrupsioni dhe krimi janë arsyet pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë.”
Kështu deklaroi sot në një deklaratë për media, ish-deputeti Agron Shehaj nga selia e PD, lidhur me Samitin e g mm Poznanit në Poloni, prej nga kryeministri Edi Rama u kthye duarbosh.
Shehaj tha se qeveria qëllimisht i ka larguar investitorët perëndimorë nga vendi dhe ka joshur ata lindorë ose shqiptarë; që nga bregdeti, nafta, portet, aeroportet, shëndetësia, arsimi. Çdo gjë është vënë në kontroll nga një dorë klientësh të PS.
Droga po shkatërron strukturën ekonomike të vendit.
Rezultati i kësaj katastrofe ekonomike të Edi Ramës është varfëria dhe ikja e profesionistëve dhe e rinisë. Rrëzimi i këtij modeli ekonomik është prioritet kombëtar, theksoi Shehaj.