Tsipras bëri me dije se kishte telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Qiriakos Mitsotakis dhe e kishte uruar për fitoren.
Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.
“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis, të cilit i urova fitoren në zgjedhje.
Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën.
I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”, – u shpreh Tsipras./top channel
Loading...