Ambasada italiane në vendin tonë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj: Shmangni tubimet

Ambasada italiane në vendin tonë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin kalimin nga Bulevardi kryesor në Tiranë, duke iu referuar mbajtjes së protestës së dhjetë kombëtare të opozitës.

“Të hënën, 8 korrik , duke filluar nga ora 20.00, do të ketë një veprimtari politike të opozitës, protestë e cila do të vendoset në zonat e qendrës, veçanërisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë presidencës, këshillit të ministrave dhe parlamentit.

Rekomandohet për të shmangur tubimet dhe për të ndjekur përditësimet nëpërmjet organeve të medias, duke pasur dhe kujdesin maksimal.

Është raportuar gjithashtu se ngjarja mund të ndikojë në trafik dhe rrugët kryesore të hyrjes në qytet”, njofton ambasada italiane qytetarët e saj në vendin tonë.

Loading...