Sarandë/Vlorë, Policia arreston në flagrancë disa shtetas

Vlorë, Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Arrestohet shtetasi G.Dh, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar ciklomotorin “Kawasaki” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin “Renault”.

Arrestohet shtetasi F.D., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin “Alfa Romeo” në gjendje të dehur.

Sarandë, arrestohet shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimi rrugorë”.

Loading...