Basha: “Bashkë jemi një uragan i pandalshëm. Faleminderit anëtarëve dhe mbështetësve të PD”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë i ashpër në fjalën e tij përpara mbështetësve të opozitës.

Mes turmës që brohoriste ‘Rama ik’, Basha u shpreh se të bashkuar ata do të rrëzojnë qeverinë sepse janë një uragan i pandalshëm.

‘Bashkë do ta rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Faleminderit opozitës së bashkuar, u jam mirënjohës secilit prej jush, nga drejtuesit deri te anëtarët e thjeshtë. Bashkë jemi një uragan i pandalshëm. Faleminderit anëtarëve dhe mbështetësve të PD. Respekt pafund për të gjithë ju që besuat te kauza jonë.

U jam mirënjohës të gjithë ju që jeni sonte në këtë shesh. U jam mirënjohës të gjithë atyre që e refuzuan dhe e braktisën regjimin e krimit në 30 qershor. U jam mirënjohës atyre që na janë bashkuar për një qeverisje me qytetarët dhe për qytetarët’, tha Basha.

Sakaq, kryedemokrati tha se mbi 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Ramës në 30 qershor dhe pavarësisht se kryeministri sipas Bashës donte t’i blinte, nuk ja doli të thyente vullnetin e tyre.

‘Ju jeni triumfi i shpresës mbi dëshmpërimin. Jeni triumfi i kurajos mbi frikën. Jeni triumfi i popullit mbi regjimin. Një javë më parë në 30 qershor ne refuzuam të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin. 30 qershori është një referendum kundër të keqes Rama Ik.

Ai është një monument i mrekullueshëm i qytetarisë së shqiptarëve. Ajo hyri në hostori si dita ndërkombëtare e kurajos ku shqiptarët treguan se kanë guximin të ndahen nga e keqja. 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin. Edi Rama bleu, joshi dhe prap nuk ja doli të thyente vullnetin e shqiptarëve të bashkuar’, shtoi Lulzim Basha, ndërsa kishte dhe një mesazh për socialistët.

‘Ju nuk jeni hajna, nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë në duart e tyre sepse është përgjegjësia juaj ndaj Shqipërisë për të izoluar Ramën dhe për të shpëtuar partinë tuaj e nderin tuaj.’

Loading...