Mungesa e saj e gjatë në ekranin e televizionit ngjalli lloj- soj aludimesh.
Një që mund të kishte vendosur të tërhiqej, një që s’e linte Getoari.
I ftuar tek “Xing”, Geti u pyet në lidhje me këtë dhe shpjegimi i tij për mungesën e gjatë të Marinës në spektaklet televizive ishte se bashkëshortja është shumë përzgjedhëse.
U përfol se do të ishte një talent show ai që do ta rikthente Marinën në televizionin e “Klan” e megjithatë, edhe ky sezon televiziv i kaloi pa asnjë projekt.
Por “IconStyle” zbulon se Marina do të kthehet në sezonin e ardhshëm, në ekranin e televizionit “Klan”.
Televizioni ku ajo drejtoi “C’est la vie” dy sezone më parë ka vendosur të mos e lëshojë Marinën, pavarësisht shkëputjes së saj të gjatë.
Madje, Marina duket se e ka nisur punën që tani për sezonin që vjen dhe këtë, e zbuloi vetë tek komentet me të motrën, Lirën, tek fotoja me pizhama që postoi sot në Instagram.
“Se harrova me të thënë: Mirëmëngjes! Si u gdhive? Herët qenke zgjuar sot”, i komenton e motra me shaka.
Dhe Marina i përgjigjet:
“Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova. Më ka marrë malli o dashni.”