Në një prononcim për mediat, miku i tij tha se Zenellari refuzonte që të pranonte se ishte ndarë nga bashkëshortja, por thoshte se gruaja kishte ikur në Amerikë, tek vajza.
“Ishte shumë njeri i qetë, ne e kemi shumë shokë. Ishim në Voskopojë para një javë. Hanim e pinim bashkë. Madje para një jave na tha që të shkonim të ndiznim qiri në Kishë, por unë s’shkova. Ishte shok shumë i mirë.
Ka qenë shumë njeri i qetë dhe i thellë nuk hapej me shoqërinë. Ishte i ndarë me të shoqen. Një djalë e ka në Greqi dhe një vajzë e ka në Amerikë. Edhe gruaja kishte shkuar tek vajza në Amerikë.
Unë e pyesja për gruan, por thoshte sa ka shkuar tek goca nuk tregonte se ishte i ndarë.
Ndërsa për marrëdhënien me kunatin nuk di gjë sepse nuk tregonte asgjë”, tha ai.
57-vjeçarit Nako dyshohet se është vrarë nga kunati i tij i moshuar. Ndërkohë, mësohet se në banesën e 57-vjeçarit të vrarë dje mundonte një shumë prej 13 mijë eurosh.
Gjithashtu, në kantieren e viktimës janë gjetur çarje e grisje të saj, çka tregon se personat janë përleshur. “Balkanweb” ka mësuar se viktima e sotme, Sefedin Zenellari, ishte vëllai i gruas së Gramoz Nakos.
Ai ishte baba i dy fëmijëve, por i divocruar nga bashkëshortja.