Megaoperacion në Shqipëri, sekuestrohen 3.8 mln substanca doping,shoqërohen 234 persona

Një megaoperacion kundër substancave ilegale me efekt dopingu dhe medikamenteve mjekësore të falsifikuara është zhvilluar nga Europol, në bashkëpunim me Policitë e Italisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Ukrainës, Moldavisë, Kolumbisë, Islandës, SHBA e Shqipërisë.

Nga megaoperacioni i koduar “Viribus” janë sekuestruar 3.8 milionë substanca doping, baraz me rreth 24 tonë medikamente, në arrestimin e 234 personave, vënien nën hetim të mbi 1000 personave të tjerë, si dhe në shkatërrimin e 17 grupeve kriminale e në zbulimin e 9 laboratorëve klandestinë, njëri prej të cilëve i ngritur në Itali.

Hetimet për këtë aksion të gjerë kanë nisur që prej tetorit të 2018 dhe janë mbyllur tani.

Gjithçka ka nisur pas dyshimeve për përdorimin nga profesionistët e sportit të substancave doping në garat sportive, si dhe për një trafik ilegal të tyre në Evropë dhe Itali.

Loading...