Drew Goodall është një biznesmen që ka një histori që është e vështirë për t’u besuar.
E themi këtë, pasi nga një njeri i pastrehë Goodall sot është siç thamë edhe më lart një njeri që ka miliona.
Ai sikur ëndërronte të bëhej aktor, por karriera e tij në këtë profesion kishte prekur fundin aq sa ai nuk kishte para që të paguante qiranë e një vendi, ku mund të fuste kokën.
Me kalimin e kohës ai u bë i pastrehë dhe nuk kishte para as për të blerë bukë.
Por, pas shumë vitesh sot ai është drejtor i kompanisë “Sunshine Shoeshine”, një kompani e pastrimit të këpucëve, me fitim vjetor prej 250,000 pound.
Ai punëson vetëm njerëz të pastrehë në biznesin e tij, me qëllim që të largojë njerëzit nga rruga. Por si arriti ai ta ndryshonte jetën e tij?
Drew Goodall tregon se gjithçka ndryshoi kur një njeri i zgjati dorën dhe i ofroi një punë. Njeriu në fjalë i tregoi për disa njerëz që punonin në qendër të qytetit të Londrës, të cilët pastronin këpucët e njerëzve që kalonin në rrugë.
Gjithçka ndryshoi kur njëri prej punëtorëve të rregullt në kompani i ofroi një vend pune në zyrën e tij.
Kështu ai kishte një pagë të mirë dhe e largoi veten nga rruga. Pas kësaj periudhe me kalimin e viteve ai hapi një kompani të tijën dhe tani mund të ndihmojë edhe njerëzit e varfër .