Nevoja për ujë për çdo person varion sipas peshës trupore, ndonëse në përgjithësi pranohet që një person i rritur duhet të pijë rreth 2 litra ujë çdo ditë për të ruajtur ekuilibrat, sidomos gjatë verës kur lëngjet eleminohen më shpejt nga trupi.
Ndërkohë është e qartë që uji na ndihmon dhe të humbasim peshë ndaj për të qëndruar vitalë dhe në formë duhet të konsumojmë ujë.
Por sa? Kjo varet tërësisht nga nevojat tuaja fiziologjike gjatë një situate të caktuar dhe sidomos peshës.
Pirja e ujit sipas peshës
Pesha trupore e çdo njeriu ndikon në nevojën për konsumim të ujit. Përshembull një trup i hollë nuk ka nevojë për aq ujë sa ç’mund të ketë një person me peshë trupore më të madhe. Por për çdo person ekziston një formulë që mund të rezultojë të jetë shumë e dobishme.
Për të arritur shifrën ekzakte të konsumimit në mënyrë të shëndetshme të ujit është pjesëtimi për 2 i peshës tuaj trupore. Rezultati i këtij veprimi matematikor i ndarë në pjesë të barabarta është sasia e ujit të nevojshëm pë trupin tuaj çdo ditë.
Shembull
Nëse peshoni 52 kg dhe e pjesëtoni për 2, rezultati është 26 kg, që po të konvertohet në masa të barabarta është rreth 5 gota me ujë në ditë.
Formula është: Pesha trupore/2 = sasinë e ujit në ditë e ndarë në pjesë të barabarta.
Raste të veçanta
• Nëse praktikoni ndonjë sport ose aktivitet fizik intensiv, konsumoni 1 litër ujë më shumë
• Nëse nuk konsumoni shumë fruta apo perime në dietën ditore konsumoni të paktën 2 lt ujë çdo ditë.
• Hidratimi është thelbësor nëse vuani nga ndonjë sëmundje apo probleme me sistemin imunitar. Edhe në këtë rast konsumoni më shumë ujë se zakonisht./shije/