Në vendimin e mëposhtëm qeveria përcakton edhe institucionet ku do të shtohen punonjësit e rinj me kontratë të pjesshme.
Referuar vendimit, vendet e lira të punës janë tek Kuvendi dhe në ministri ku praktika ka treguar se kriter kryesor për t’u punësuar është të qënit anëtar i partisë në pushtet ose flamurmbajtës në mitingje.
Kështu që kush nuk është në këto dy kategori duhet ta mendojë dy herë aplikimin.
Vendimi i plotë
Në vendimin nr.16, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
a) Në pikën 1, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet 1 806 punonjës.
b) Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 1, bëhen shtesat, me këtë përmbajtje:
i. Ndarja “Gr.30, Gjykata Kushtetuese” shtohet sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
ii. Në ndarjet “Gr.02, Kuvendi”; “Gr.05, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”; “Gr.06, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”; “Gr.10, Ministria e Financave dhe Ekonomisë”; “Gr.14, Ministria e Drejtësisë”; “Gr.26, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”; “Gr.29, Këshilli i Lartë Gjyqësor”; “Gr.87, Institucione të tjera qeveritare” dhe “Gr.95, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, shtohen nënndarjet përkatëse sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.