Erërat e forta përfshinë Halkidikin, afër qytetit të Selanikut. Mediat bëjnë me dijë se viktimat janë, një çift çek, dy rumunë dhe dy rusë.
Greqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa pamjet në mediat sociale tregojnë pemë të rrëzuara, makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara.
Një grua rumune dhe fëmija i saj u vranë kur çatia e një restoranti u rrëzua në Nea Plagia, thonë zyrtarët, ndërsa një burrë rus dhe djali i tij u vranë nga rrëzimi i një peme afër hotelit të tyre në vendpushimin bregdetar të Potidës.
Ministri i Greqisë për mbrojtjen e qytetarëve, Michalis Chryssohoidis, do të vizitojë rajonin sot.
Charalambos Steriadis, kreu i mbrojtjes civile në Greqinë veriore e përshkroi situatën si një “fenomen i paprecedent”.