Kush i do dhe kush i urren shqiptarët? Kush merr lekë e kush mbron kauza? – Nga Erion Kristo

Ne shume nga ngjarjet e renda qe kane ndodhur dhe kane tronditur shoqerine tone, po ti shikosh me kujdes, ka nje lloj papergjegjshmerie nga ana e organeve te rendit.

E di qe ka plot mbrojtes te qeverise qe do me sulmojne per kete, por ky eshte fakt. Keto fakte i kam denoncuar shpesh.

P.sh. vazhdon ne Shqiperi djegia e makinave si sport popullor.

Kurse ngjarja e fundit ishte kulmi i deshtimit te shtetit. Nuk eshte thjesht tragjedi personale.
Nje vajze shkon ne polici dhe ne vend qe ta mbrojne e sulmojne. Ajo pastaj i beson emisionit investigativ dhe ne tronditemi.

Ministrit nuk i ben pershtypje, se normal, ajo vajza nuk eshte protestuese e PD.

Ne cdo vend te botes do kishin ndodhur dy gjera:

1. Proteste e fuqishme qytetare
2. Reagim direkt i Policise, madje i vete Ministrit, ku ai te garantonte publikun per pastertine e organizates se vet.
Asnje nga keto nuk ndodhi.
As protesta per te vrarin e Kavajes.

As protesta per falimentimin e shtetit ne rastin e vajzes.

Po i kujtoj publikut qe nuk e ka pasur ndonjehere mendjen tek une, se kam organizuar shpesh te tilla. Tani ka ardhur koha per te bere dallimin: Kush i do dhe kush i urren shqiptaret? Kush merr leke e kush mbron kauza?

P.S. Detyra ime si kandidat per intelektual eshte tu hap syte. Kete detyre sma meson dot askush nga ju, sepse per mua ky eshte angazhimi i jetes.

Ndaj, te gjithe ata qe planifikojne dhe realizojne sulme ndaj meje, qe ngrene dyshime per mua, qe kane pakenaqesi ndaj meje, qe u pelqen te grricen me mua, te shkojne e te qethen diku tjeter. Nuk kam lesh per ta.

Loading...