Lideri i opozitës zhvilloi në Vlorë nje takim me strukturat e partisë, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, për të diskutuar për situatën politike pas 30 Qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës në funksion të betejës ‘për t’u siguruar shqiptarëve ndryshimin e madh, që ata presin dhe meritojnë’, siç u shpreh kreu i opozitës.
‘Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit.- tha Basha.
Duke iu referuar refuzimit masiv të qytetarëve ndaj qeverisë më 30 Qershor, Lulzim Basha u shpreh se PD e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe po vazhdon të punojë pa ndërprerje për ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që duan shqiptarët, në mënyrë që këtë masë refuzuese ta kthejmë në një maxhorancë kombëtare për ndryshim.
Lideri i opozitës tha se për nga vendimet e marra, kjo është qeveria më antipopullore, më antikonbëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada.
Basha tha se akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët e qeverisë, është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër.
Lideri i opozitës tha së të tilla vendime qe varfërojnë njerezit, i fusin duart e kryeminstrit në xhepat e qytetarëve, e bëjnë të domosdoshëm largimin e kësaj qeverie të korruptuar.
‘Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor’-tha Basha, i cili theksoi se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të punojë për njerëzit, jo për klientët e kryeministrit.