Rrrëfim i pazakontë – Nëna braktis vajzat,t’i mbajë burri, tani jam me tjetrin!

Një rrëfim i pazakonte sot në emisionin “Me zemër të hapur”, në News24”, nga nëna që ka braktisur tri vajzat e saj, duke marrë me vete vetëm vajzën e vogël.
Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” u rikthye historia e Niko Trinit, babai i katër fëmijëve, i cili tre ditë më parë rrëfeu se gjendej në udhëkryq, pasi ish-bashkëshortja ka ikur së bashku me një nga fëmijët.

Gruaja që braktisi tre vajzat e saj, duke u larguar vetëm me vajzën e vogël, ka bërë sot një rrëfim shokues. Në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nëna tregoi se është larguar me të dashurin që kishte njohur në rrjetet sociale, duke thënë se bashkëjetuesi nuk ka fëmijë vetë, ndaj dhe nuk ka pse të mbajë fëmijët e saj.

Etmonda Trini: Kam dy muaj pa i parë vajzat, Niko gjithmonë më kërcënonte dhe më thoshte “k*rvë ik nga shtëpia”. Vajzat i lashë në shkollë dhe ika, mora vetëm vajzën e vogël, pasi e kam akoma në gjoks. Shkaku pse ika ishte vetëm Niko, nuk doja t’i merrja në qafë fëmijët ndaj nuk i mora me vete. Që kur kam ikur rri në Patra, më mban një person me lekë, pasi unë nuk punoj. Unë me këtë person që bashkëjetoj jam njohur në rrjetet sociale. Niko me detyroi që të ikja, më ka quajtur të përdalë. Për tri vajzat më djeg shpirti. Kur hapa gjyqin, Niko u fut në adresën time dhe kërkoi të mbyllet gjyqi, duke i thënë avokatit se “jam Etmonda”.

Burri: Ishte me 3 Facebook-e, si kjo nënë me katër fëmijë që flet me 100 vetë. Bashkëjetuesi i saj ishte në burg. Është hera e tretë që i braktis fëmijët.
Etmonda: Gjithmonë më rrihte e kërcënonte. 12 vite martesë me Trinin, ai nuk m’i bënte letrat në Greqi, më mbante varur, se kishte frikë që do të ikja. Nuk kam si t’i ndihmoj vajzat, nuk kam punë dhe as lekë. Vajzën që kam me vete e mbaj mirë, se çfaë bën ai me vajzat e tjera nuk e di. Bashkëjetuesi nuk ka fëmijë vetë, si mund të mbajë fëmijët e tjetrit. Niko është njeri që nuk kupton, nuk më kuptonte mua asnjëherë. Gjithmonë dëgjonte motrat e veta, tani le t’i mbajnë ata fëmijët.

Gjatë rrëfimit të historisë, Niko Trini hodhi një akuzë të rëndë ndaj bashkëshortes, duke thënë se ajo ka tentuar të trafikojë vajza e saj, por edhe mbesën, me të cilën kishte tentuar të largohej nga shtëpia disa vite më parë. Etmonda e mohoi në mënyrë të prerë një gjë të tillë, duke sqaruar se kishte ikur nga shtëpia e burrit, pasi e kishte dhunuar dhe kërcënuar vjehrri, ndërsa shtoi se mbesa kishte shkuar vetë me të.

“Dua të gjej punë. I kërkova dhe gocën e tretë Nikoës, që t’i mbanim dy unë e dy ai, por ai fëmijët i ka mësuar shumë keq, me një edukatë shumë të keqe. Nikos turp t’i vijë, sepse unë jam mamaja e fëmijëve të tij. Unë nuk i trafikoj fëmijët e mi. Babai i Nikos më ka rrahur dhe më tha “do të të vras”, ndaj ika me mbesën 10 vjeçe se nuk kisha rrugë tjetër. Mbesa erdhi vetë me mua”, tha më tej ajo.

Tre ditë më parë, Niko rrëfeu peripecitë e jetës së tij, si u njoh me të dhe si përfundoi martesa 12-vjeçare, që sipas tij, shkak u bë tradhtia. Aktualisht, Trini ka tre vajzat, por çifti ende nuk i është drejtuar gjykatës për divorc.

Në një lidhje telefonike para tre ditësh, edhe babai i Etmondës deklaroi se shkak për ndarjen janë të dy, ndërsa shtoi se ai nuk kishte më asnjë marrëdhënie me të bijën.

Loading...