Tapë në timon, policia arreston 16 persona, bllokohen 110 patenta

Si çdo fundjavë edhe gjatë kasja here policia Rrugore ka marrë një sërë masash ndëshkuese për drejtuesit e mjeteve. Në rrjeten e policisë janë 16 persona te shoqëruar për shkak se ishin në timon në gjendje të dehur.
Në njoftimin e saj Policia thotë se ka pezulluar 110 leje drejtim për shkak të alkoolit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Edhe kete fundjave, perpos angazhimeve te shtuara, pergjate gjithe javes, nuk kane munguar kontrollet e shtuara nga Rrugoret e kryeqytetit gjate fundjaves, ne rruget urbane dhe interurbane, me burime njerezore mbi kohen normale si dhe me te gjitha pajisjet speciale ne perdorim, si Drager dhe Radar per matjen e shpejtesise, me qellim kontrollin dhe ndeshkimin e shkeljeve qe mbeten rrezik serioz per sigurine rrugore, kryesisht ne fundjave, si dhe per evidentimin dhe ndeshkimin e drejtuesve te mjeteve qe drejtojne mjetin nen efektin e alkoolit apo me keq akoma ne gjendje te dehur.

Prezenca e sherbimeve ne terren, kontrollet racionale me objekt shkeljet e rregullave qe perbejne rrezik potencial per jeten dhe shendetin e perdoruesve te rruges, reflektojne edhe nivelin e parandalimit te ngjarjeve rrugore, ku edhe kete jave nuk eshte rregjistruar asnje ngjarje e rende rrugore me pasoja fatale per jeten e perdoruesve te rruges.

Gjithashtu ne funksion te kontrolleve policore, jane konstatuar :

• 16 drejtues mjetesh te arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur.

• 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh te arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti dhe motomjeti te papajisur me leje drejtimi.

• 47 leje drejtimi te pezulluara per drejtim mjeti mjeti nen efektin e alkoolit.

• 63 leje drejtimi te pezulluara per shpejtesi mbi normat e lejuara.

• 145 drejtues mjetesh te ndeshkuar per perdorim celulari.

• 212 drejtues motomjetesh te ndeshkuar per mosperdorim te kaskes mbrojtese.

• 110 drejtues mjetesh per mosdhenie perparesie ndaj kembesoreve ne vendkalimet e tyre.

• 13 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie vecanerisht ne qendrat e banuara dhe gara me shpejtesi.

• 32 mjete te ndaluara administrativisht per detyrime administrative te pashlyera.

• 12 mjete me targa rregjistrimi te nje shteti tjeter, shoqeruar per verifikim nga strukturat e tjera policore ne DVPT.

• si dhe jane vendosur 2115 masa administrative per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon per me shum kujdes, vecanerisht ne zonat malore, qe karakterizohen nga kushte atmosferike./Lajmi.net

Loading...