Shkrimtari Xhorxh Gordon Bajron dhe byreku i Lunxhërisë

Gatimet tradicionale që bëjnë banorët e Lunxhërisë kanë vjedhur zemra e turistëve ndër vite.

Në mesin e të pasionuarve pas ushqimeve tradicionale ka qenë edhe shkrimtari Xhorxh Gordon Bajroni.

Kur Bajroni kaloi nëpër Lunxhëri dhe qëndroi në Labovë të Kryqit, Qestorat e gjetkë, në mes të ushqimeve të tjera, patjetër që i bënë edhe byrekun lunxhiot, me lakra, me cerepulicë brenda, erëza e çfarë jo tjetër.

Aq i shijoi byreku sa ai ka shkruar në kujtimet e tij, se e pyeti të zonjën e shtëpisë me se e kishte bërë byrekun kaq të shijshëm dhe i mbajti shënim gjithë përbërëse të tij.

Kur mbërriti në Londër, i thotë së ëmës t’i gatuante një të tillë me ç’kishte shkruar në listë, shkruan trahana-lunxheria.com.

Kur Bajroni provoi ta hante atë, u tha: “Faleminderit, por s’është si ai byreku që hëngra në Lunxhëri…”.

Parku Arkeologjik Kombëtar i Antigonesë është ndalesa kryesore e pothuajse çdo turisti që viziton Gjirokastrën, ndërsa fshatrat e Lunxhërisë kanë nisur të zhvillojnë turizmin malor, duke ofruar vizitorëve pasuritë natyrore të zonës.

Kërkesa e turistëve të huaj për të provuar gatimet tradicionale ka bërë që banorët e Lunxhërisë të shohin turizmin malor si një nga mënyrat, me të cilat mund të bëjnë biznes me produktet e tyre origjinale.

Gatimet vendëse ku kryesojnë bulmeti, mjalti i luleve dhe gatimet me saç, i joshin akoma turistët e huaj.

“Turistët preferojnë sidomos byrekun me lakra të pjekur në saç dhe mjaltin, i cili është artizanal dhe traditë e kësaj zone. Në dimër duan më shumë kulaçin e ngrohtë me djathë, por edhe petullat me mjaltë i pëlqejnë. U duken më të shijshme gatimet tona dhe të tilla janë sepse ne bëjmë çdo gjë vetë”, tregon 68 vjeçarja, Elisaveta Premti për gsh.al.

Krahina e Lunxhërisë është një trevë etnografike, me kostumet e veçanta të saj, e cila shtrihet përgjatë malit të Lunxhit përballë Gjirokastrës./naishtedikur

Loading...