Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat, për shkak të një grindjeje për motive të dobëta që përfundoi me plagosjen e dy personave, me mjet të mprehtë.
Autori Fatjon Toska u ndalua nga policia për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje”, pasi kishte goditur e plagosur me thikë shtetasit G.D. 53 vjeç dhe R.D. 23-vjeçare, që të dy banues në lagjen “Çlirim” të Beratit.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore, gjendja e të cilëve nuk paraqet rrezik për jetën.

Tashmë materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të qytetit të Beratit për veprën e mësipërm penale./Lajmi.net

Loading...