-“Bilbili” Folk në Festivalin Ndërkombëtar “Lauksnos”, Klaipeda, Lituani-
Pas plot 20 vitesh, Folk Grup “Bilbili” Vlorë do të jetë përsëri në Lituani, këtë herë në qytetin bregdetar të Klaipedas, në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar ” Lauksnos”, sinonim i Diellit dhe jetës.
Është festival me pjesëmarrje të 12 shteteve nga Europa e Bota.
Gjithëshka me “produkte” të Trashëgimisë Kulturore mbrojtur nga UNESCO.
“Bilbili” do të jetë pjesë e pesë koncerteve me performanca nga 8 deri 25 minuta.
Programi do të ketë disa nga perlat e këngëve të zgjedhura të Labërisë e Bregut të Detit si dhe disa nga këngët më të mira nga repertori i grupit në harkun kohor të çerek shekullit jetë.
Do ketë gjithashtu melodi baritore me avaze cyle e longari nga “Mjeshtri i Madh” Vendim Kapaj e Sinan Gjoleka.
Në program është përzgjedhur edhe një nga këngët e rapsodit të madh të Labërisë, Nertesi Asllani, veç të tjerash edhe si homazh për ndarjen e tij nga jeta.
Në Lituani, me disa nga perlat e polifonisë labe, më 11,12, 13, 14 korrik 2019.