Kush është shqiptari që u qëllua me ar.më në Greqi

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme George Gennimatas, një 33 vjeçar me prejardhje shqiptare, i cili është goditur pas shpine nga autor të paidentifikur dhe që më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja sipas mediave greke ka ndodhur në Haidari të Greqisë ndërkohë që bëhet me dije se ngjarja ka qenë e papritur për shqiptarin I cili është qëlluar prapa shpine në distancë.

Viktima është konstatuar nga kalimtarë të rastit rreth orës 00:20 minuta në Ayuas Mavras Street të cilët kanë thirrur menjëherë policinë.

33-vjeçari u transferua në spital gjallë, por pak më vonë ai ndërroi jetë.

Loading...