Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se kryeministri Rama paguan njerëz me profile false që të pëlqejnë postimet e tij në Facebook.
Paloka tregon se një nga miket e tij punon në këtë “sektor” me qendër te Pallati i Kongreseve dhe sipas tij ka një pagë shumë të mirë.
“Mendova që punonte në stafin e ngushtë të zyrës së shtypit , apo më mirë të propagandës, po jo.
Ishte njëra nga dhjetëra profilet fallso qe i bëjnë like Ramës dhe na sulmojnë ne në rrjetet sociale.
‘Qendrën e kemi tek Pallati i Kongreseve’, më tregoi, ‘jemi shumë, po paga është e mirë’, më përsëriti për të justifikuar atë që bënte dhe shtoi duke qeshur: ‘Ty nuk te kam share asnjehere’…”, shkruan Paloka.
Statusi i plotë i Edi Palokës
Sot takova rastesisht nje miken time qe kisha ca kohe pa e pare dhe u ulem per nje kafe.
E pyeta ku ishte “zhdukur” sepse ne fakt ishte “zhdukur” dhe nga ekranet e tv ku e shihja ndonjehere.
U vu ne siklet po ma tha: “Punoj per Fugen tani”
Per Ramen ?! – e pyeta , realisht i habitur duke ditur cfare mendonte per te.
“Rroge me e mire, kisha nevoje”- mu pergjigj.
Duke e ditur qe dhe ku punonte me pare kishte patur rroge te mire, vetem e imagjinova (pa e pyetur) se sa me mire duhej te paguhej tani.
Mendova qe punonte ne stafin e ngushte te zyres se shtypit , apo me mire te propagandes, po jo.
Ishte njera nga dhjetra profilet fallco qe i bejne like Rames dhe na sulmojne ne ne rrjetet sociale.
“Qendren e kemi tek Pallati i Kongreseve”- me tregoi- Jemi shume, po paga eshte e mire- me perseriti per te justifikuar ate qe bente dhe shtoi duke qeshur:” Ty nuk te kam share asnjehere…”
Nderkohe qe shqiptaret varferohen cdo dite e me shume dhe familje te tera mezi sigurojne dhe buken e gojes, kryebanditi i vendit paguan nga buxheti, (pra nga taksat, nga parate qe na vjel ne te gjitheve) rroga te majme per ti bere atij lavde dhe per te sulmuar kundershtaret ne rrjetet sociale…