PËRBËRËSIT
3 presh,
1 karrotë,
1 patate,
200 gr domate,
300 gr mish viçi,
ereza,
majdanoz,
piper,
1 kub supe.
PËRGATITJA
1
Presim në rrathë preshin, karrotën dhe në katrore pataten dhe mishin e skuqim në tigan me 4 lugë vaj ulliri, preshin me kujdes, i trazojmë ngadalë mos të prishet forma,
2
më pas i hedhim në tenxhere me presion, në të njëjtin tigan skuqim mishin me karrotat dhe patatet, i hedhim domatet e grira, erezat dhe i hedhim në tenxhere,
3
hedhim kubin e supës, kripë, ujë sa ti mbulojmë, e mbyllim tenxheren dhe i lemë për 35 minuta. Sipas dëshirës në pjatë mund ti hedhim lëng limoni. Ju bëftë mirë
Loading...