Gjendet e pajetë një 25-vjeçare në Kanionet e Holtës

Trupi i një vajze 25 vjeçe është gjetur e mbytur në Kanionin e Holtës në Gramsh.

Trupi i saj u gjet i vdekur në dalje të kanionit. Viktima është shtetasja me inicialet E.S.

Bëhet me dije se 3 turistë shqiptarë kanë humbur kontaktet, ndërsa një turiste 25 vjeçe ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat speciale, RENEA.

18:30 – Disa turistë shqiptarë janë bllokuar në Kanionin e Holtës. Shkak për bllokimin mësohet se janë bërë prurjet e shumta të ujërave nga shiu.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Bëhet me dije se me tre prej turistëve ka humbur kontakti.

Personat e zhdukur me të cilët ka humbur kontakti janë dy shtetas mbi 20 vjeç dhe një 50-vjeçar.

Loading...