Aksident në Gjirokastër,5 shtetas përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër Kakavijë, pranë fshatit Derviccan.

Dy automjete janë përplasur e si pasojë janë plagosur 5 persona.

Mësohet se personat e akisdentuar janë 1 nga Gjirokastra dhe 4 nga Elbasani. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

Loading...