Rama i ashpër me drejtorinë e Tatimeve

Në një takim që po zhvillohet në këto momente në sallën e hartave në kryeministri, Rama është treguar shumë i ashpër me drejtorinë e Tatimeve, duke thënë se dhënia dhe marrja e kuponeve është rikthyer në nivele shumë të ulta, më keq se përpara se të niste aksioni kundër informalitetit në ekonomi.

“Është rritur informaliteti, kush nuk ka rezultat, do të largohet nga sistemi. Me keqardhje vërejmë se janë rikthyer fenomenet e dikurshme të mosdhënies së kuponave”, deklaroi kryeministri, i cili njoftoi dhe ndryshimin e drejtuesit të tatimeve, në krye të së cilës u vendos Delina Ibrahimaj.

“A ma thotë dot dikush nga ju si mundet që të kemi 15 mijë kasa joraportuese në biznese që figurojnë jo aktive, nga 112 mijë të tilla. 

Kush e mban përgjegjësinë për këtë, kujt i kërkohet çdo ditë përgjegjësia për këtë.

Kush i mbulon në territorr këto pika të kuqe alarmi, dhe si mundet që të vijë dita dhe muaji i ri dhe këto vija të mbeten të kuqe. Pse nuk gjobiten kompanitë e kasave?”, u shpreh mes të tjerave Rama.

Rama është treguar i ashpër dhe me mungesën e bashkëpunimit mes drejtorisë së Tatimeve dhe ato të Doganave, veccanërisht për informalitetin në fushën e karburanteve dhe cigareve.

Më tej Rama u shpreh se një pjesë e mirë e bizneseve në Jug figurojnë aktiv në Booking, ama nuk janë pjesë e deklarimeve tatimore, çka sipas tij përbën një kambanë alarmi.

Loading...