“Vetëm dialogu pa kushte zgjidh problemin” – Arben Duka

Vetèm dialogu pa kushtee zgjidh problemin!

Gënjeshtra-gënjeshtra,

vajti puna jote,

ngre e vë kudo,

një shifër idiote!

Ky mashtrim i trashë,

sot nuk hahet fare,

ti po ofendon,

gjithë rracën shqiptare!

Me këtë logjikë,

more të paparë,

këtej s’paska ikur,

as dhe një shqiptar!.

O radio e prishur,

në anën e Lanës,

asnjë s’paska ikur,

nga regjimi i Ramës!

O idiot i lindur,

që hallall të qoftë,

asnjë albanez,

s’është në Europë!

As në Europë,

as në Amerikë,

as fëmijët e Metës,

dhe zonjës Monikë!

Ti e di dhe vetë,

që vetëm gënjen,

po tani gënjeshtra,

të është bërë refren!

Të dy rastësisht,

sot ishim në Vlorë,

qe shkurtuar rruga,

me një gjysëm orë!

Meqë qeveria,

s’ka bërë asnjë vepër,

ti duhet t’i bije,

nga rruga e vjetër!

Nga rruga e vjetër,

o kameleon,

se By-Pasi i ri,

për ty s’ekziston!

Me Tridhjetë Qershorin,

veten injoroni,

edhe nuk e njihni,

dhe e atakoni!

Gjersa aq shumë njerëz,

nuk paskan votuar,

përse jini vallë,

kaq shumë të shqetësuar!

Jo shifra që thoni,

juve ju shqetëson,

por shifra reale,

fare ju tmerron!

Në gjithë këtë vapë,

mes këtij terrori,

gjithë votat e saj,

PS-ja i mori!

Një gjë që s’e njihni,

kini atakuar,

kjo është arsye,

që ju ka tërbuar!

Me këto gërr-mërre,

do na gjejë dhe vjeshta,

dhe me siguri,

që do ketë protesta!

Protesta u bënë,

jo pak-po nja Dhjetë,

dhe asnjë efekt,

s’dhanë në të vërtetë!

E ardhmja duket,

edhe më e zezë,

nëse gjithë palët,

s’ulen në tryezë!.

Dhe këtu me kohë,

ka ushtuar gongu,

a nuk biseduan,

Trampi-Kim Im Jongu!

Të gjithë janë ulur,

për të biseduar,

edhe kur kanë qenë,

armiq të betuar!

A.DUKA

Loading...