Më dhemb shpirti më dhemb zemra, a ju rrjedh gjak në damarë!? Doja të përmend ca emra..vallë mos nuk janë shqiptarë!? -Nga Mimoza Eliona Osmani

Mos ma vrisni vendin tim.

Më dhemb zemra, shpirti dhemb,
Presin shqipes fluturim..
Askush s’po e rrimëkëmbë,
Kuçedra.. djeg dheun tim.

Jam pikë lot nga mërgimtarët,
Që vijë edhe shoh nga afër,
Politikën… si zagarët..
Lehin..hanë popullin e varfër.

Më dhemb shpirti më dhemb zemra,
A Ju rrjedh gjak në damarë!?
Doja të përmend ca emra..
Vallë mos nuk janë shqiptarë!?

Mos në deje keni ujë!?
Shpirtit veç për post ndjenj!?
Vendi im ,më vjen për kujë.
Kalërrojnë..si ferrë zënë rrënjë..

Unë jam loti mërgimtarit,
Vijë folesë si dallëndyshe,
Kuvendit pëlcet të sharrit,
Hiqen të gjithë zysh e Zyshe.

Dëshirat si vjeshtë me shi,
Ëndrrat lule tharë sirtarit
Shpresat natë pa hënë karshi,
Edhe ëngjëjt futët varrit.

Mos ma vrisni vëndin tim
Mos ma digj mos ma plaçkit,
Mos vendos ‘rininë’ për trim..
Por, u hapni rrugë për dritë

Loading...