Pernell Whitaker ka humbur jetën.
55-vjeçari ndërroi jetë pasi u godit nga një makinë në Virginia Beach ndërsa policia ka njoftuar se po heton shkaqet e ak-sidentit fatal.
“Kur policët mbërritën në vendin e ngjarjes, zbuluan një vik-timë mashkull, që ishte goditur nga vetura. Vi-ktima ndërroi jetë në vend për shkak të pl-agëve. Shoferi i veturës qëndroi në vendin e ngjarjes me policinë”, – deklaroi zëdhënësi i departamentit të policisë së Virginia Beach, L. M. Bauder.
I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte ar-mën më të fortë grushtin e majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori.
Pernell Whitaker ka qenë kampion botë në IBF, WBC, WBA për peshat e e lehta dhe Welter. Ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles.