Aktivistja e njohur: “Mjaft e përqeshët Shqipërinë Z.Kadare”

Një nga aktivistet më të zëshme të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë, Elona Caslli, nëpërmjet një shënimi në faqen e saj në Facebook i ka bërë thirrje shkrimtarit të madh shqiptarë Ismail Kadare, që të mos vazhdojë “ta përqeshë” vendin e tij.

Caslli pasi shkruan se nuk është e lehtë që të dalësh kundër shkrimtarit që e ka përzemër dhe që ka ndikuar në formimin e saj, i kujton Kadaresë se çfarë ka shkruar ai dikur për Shqipërinë dhe si po vepron në ditët e sotme, kur vendi është futur në këtë situatë depresioni.

Këtë shënim-kujtesë, Caslli e ka futur në konteksin e fotove me të cilat shoqëron shkrimin ku duket Kadare nën shoqërinë e Erin Veliaj dhe të Elisa Spiropalit, dalë kohët e fundit.

Shënimi i plotë i Elona Casllit në FB, për Ismail Kadarenë:

MJAFT E PËRQESHËT SHQIPËRINË Z. KADARE!

NUK ËSHTË E LEHTË TË KUNDËRSHTOSH SHKRIMTARIN QË E KE FORT PËRZEMËR.
NUK ËSHTË E LEHTË TË KUNDËRSHTOSH DIKË QË KA NDIKUAR NË MENDIMIN DHE FORMIMIN TËND.
NUK ËSHTË E LEHTË TË KUNDËRSHTOSH DIKË QË PËRFAQËSON HARTËN KULTURORE SHQIPTARE NË EUROPË DHE MË TUTJE.
NUK ËSHTË I LEHTË KUNDËRSHTIMI, POR ËSHTË AKOMA MË E VËSHTIRË HESHTJA.

LEJOMËNI TË SJELL NË VËMENDJEN TUAJ NJË PJESË NGA “ “MOSMARRËVESHJA”
NË SYTË TANË DO TË SHPALOSESHIN CINIZMI DHE SHPËRFILLJA E KASTËS POLITIKE, MOSMARRJA SERIOZISHT E SHTETIT DHE E KOMBIT, ÇKA DO TË ÇONTE TEK SHKELJA E ÇDO MORALI, TE LIDHJA E ZGJIDHJA E ALEANCAVE TË PAPARIMTA, TE TRIBALIZIMI, HEDONIZMI, POKERIZIMI NË POLITIKË E NË JETË, GJERSA PËRSHKALLËZIMI I SË KEQES TË ARRINTE NJË KULM TË RI; PËRQESHJEN ME SHQIPËRINË.
SHKËPUTUR NGA – MOSMARRËVESHJA

JU FLISNI PËR NJË KULM TË RI. KY KULM ËSHTË PËRQESHJA ME SHQIPËRINË. UNË ATË PËRQESHJE E NDIEJ NË QËNDRIMIN TUAJ Z. KADARE. PO QËNDRONI NË ANËN E MBRAPSHTË TË HISTORISË DHE PO E PËRQESHNI SHQIPËRINË!

UNË NUK E DI NËSE SHQIPËRIA E MERITON DASHURINË TUAJ OSE JO. NDOSHTA MUND TË MOS TA MERITOJË. POR NJË GJË E DI ME SIGURI: SHQIPËRIA NUK E MERITON PËRQESHJEN TUAJ! SË PAKU, MUND T’I DHURONI HESHTJEN TUAJ!

Post Scriptum – Në mbyllje më rivjen ndërmend një pohim krejt i vërtetë nga ju, i cili përshkruan kthjellët ëndrrën e çdo shqiptari që e do vendin e tij. Në fund të fundit, padurimi për të qenë si Europa, nuk ishte gjë tjetër, veç një tjetër padurim; e duam Shqipërinë më të mirë se ç’është. Ismail Kadare.

Loading...