Vasili e ka gjetur edhe shpjegimin pse sipas tij, Rama i ka hapur me kohë negociatat dhe nuk ka ndonjë ngut për 19 tetorin. Në një mesazh të publikuar sot në Fb me një video, Vasili shprehet:
“Druaj se Presidenti po flet kot! – dhe Vasili publikon videon e fjalimit të Ramës. – Përse është kaq i preokupuar Presidenti se do të ngelet sërish në vjeshtë qeveria dhe në 19 tetor për integrimin europian?- vazhdon ai më tej. – Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses të plotë integrimin europian që në 27 qershor 2018 bile ka marrë dhe datën, sigurisht imagjinare.
Edi Rama u ka ndarë edhe dekorata ambasadorëve për këtëe sukses të paparë. Ndaj, i nderuar President vëri në punë këshilltarët e tu. Meqë ata nuk të informojnë, po jua tregoj unë edhe me video këtë sukses, që Kryeministri e ka arritur me kohë dhe që ju nuk e keni marrë vesh akoma,” e përfundon po me ironi, qendrimin e tij, nënkryetari i LSI.