Ilir Beqja: “Ne fillimisht duhet ta zbatojmë vetë projektligjin ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja kërkoi në Kuvend shtyrjen e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Sipas tij nuk është e drejtë që të rëndohen masat, pasi propozimet e ardhura nuk e zgjidhin duke marrë parasysh se ato nuk zbatohen as brenda godinës së Kuvendit.

“Propozoj që projektligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” të mos votohet sot dhe të shtyhet pasi propozimet e ardhura nuk e zgjidhin. Ne fillimisht duhet ta zbatojmë vetë këtë ligj në godinën e kuvendit dhe kryesinë e Kuvendit, nuk është e drejtë të rëndojmë shkelësit, ndërkohë nuk jemi vete të gatshëm për ta zbatuar. Ta zbatojmë këtu një herë, e më pas ta votojmë”, u shpreh Beqja.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u kundërpërgjigj duke thënë se se ky arsyetim nuk është i mjaftueshëm, e i kërkoi ish-ministrit që të denoncojë rastet konkrete duke nisur prej vetë atij që është duhanpirës.

“Nuk është arsye për ta hequr nga rendi i ditës, kjo është retorikë. Duhet ta denoncosh këtë rast, duke filluar nga unë si duhanpirës”, tha Ruçi.

Loading...