Presidenti Ilir Meta ka folur për krizën politike nga qyteti i Durrësit ku ndodhet për vizitë.
Ai tha se nëse data 13 tetor që ai ka dekretuar për zgjedhjet lokale, i duket ters kryeministrit, është gati ta ndryshojë.
Meta theksoi se është i hapur për Ramën e Bashën në presidencë për cdo opsion ligjor për zgjidhjen e krizës që ti ndihmojë vendit në marrjen e statusit kandidat në tetor.
Presidenti shtoi se nëse nuk duan të shkojnë në Presidencë, Rama e Basha kanë një adresë tjetër serioze ku mund të marrin udhëzime ndërsa shtoi se kreu i shtetit do të mbështesë çdo zgjidhje në këtë rast.
Loading...