Erdogan pret Ramën në Rezidencën Verore

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, ku gjatë kësaj vizite ka takuar Presidentin vendas Rexhep Taip Erdogan.

Rama është pritur në një takim më miqësor,prej nga ka publikuar edhe një fotografi.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Rama dhe Erdogan përtej raporteve zyrtare, ndajnë edhe miqësi me njeri tjetrin. Ndërkohë lidhur me takimin e sotëm nuk dihet se çfarë është diskutuar.

Loading...