Pse nuk duhet të mbani shapka me gisht?

Me ardhjen e stinës së nxehtë janë gjithnjë e më të shumtë njerëzit që zgjedhin shapkat me gisht, kur në fakt është e provuar shkencërisht se duhet ti shmangim.

Dëmtojnë ecjen dhe qëndrimin– Kur veshim shapka të tilla jemi të prirur që të bëjmë hapa më të shkurtër, duke mos mbajtur as qëndrimin e duhur të trupit, teksa rrezikojmë rrëzimin. Kjo për shkak se shapkat me gisht nuk janë shumë fleksibël dhe për pasojë lëvizja e këmbëve bëhet e ngrirë.

Flluska dhe kallo– Materiali me të cilin përbëhen këto shapka mund të shkaktojnë flluska dhe kallo mes dy gishtave të parë, çka do e bëjë më tej të pamundur mbajtjen e tyre.

Këmbët më të ekspozuara ndaj sëmundjeve– Këmba është thuajse e zhveshur dhe shumë pranë me tokën, duke qenë e ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme, si kërpudhat dhe bakteret, sidomos nëse keni dëmtime të vogla.

Dhimbje shpute– Duke qenë shumë pranë me tokën, këto shapka shkaktojnë dhimbje të forta në shputën e këmbës, shkruan noa.al.

Dëme në gishtat e këmbëve- Gishtat e këmbëve mund të marrin një formë “çekiçi”, për shkak të sforcimit të vazhdueshëm për ecjen me këto shapka.

Loading...