Ruçi-ministres: “Mos e mbaj mendjen te muhabeti,po të kesh mendjen e dëgjon”

Gjatë miratimit të rendit të ditës në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, teksa po diskutohej për kalimin e ndryshimeve në ligjin për duhanin, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i kërkoi Ruçit që të përsëriste edhe njëherë nenet se nuk i dëgjoi.

Por kryetari i Kuvendit nuk e priti mirë duke i kërkuar që ta ketë mendjen te votimi dhe jo te muhabeti gjatë leximit.

Debati:

Gramoz Ruçi: Zonja ministre, dëshironi të shpreheni?

Ogerta Manastirliu: Më fal kryetar, por nuk dëgjohet, kemi probleme me dëgjimin, nuk dëgjohet çfarë po thua…

Gramoz Ruçi: Çfarë nuk dëgjohet?

Ogerta Manastirliu: Për çështjen e amendimit

Gramoz Ruçi: Atëherë detyrohem, të dëgjoni ju, mos bëni muhabet me njëri tjetrin, ta lexoj dy herë

Ogerta Manastirliu: Por nuk dëgjohet

Gramoz Ruçi: Po të kesh mendjen e dëgjon, ja si ta dëgjosh

Loading...