Izraeli nuk planifikon ndryshimin e qëndrimit në raport me Kosovën, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Emanuel Nason.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Emanuel Nason ka theksuar se nuk planifikojnë ndryshimin e qëndrimit në raport me Kosovën.
Ai ka thënë se Izraeli nuk planifikon ta njoh Kosovën.
“Pozicioni ynë është i qartë, nuk e kemi njohur Kosovën dhe aq sa di unë qëndrimi ynë në këtë temë nuk do të ndryshojë”, deklaroi Nason nga Jerusalemi, transmeton lajmi.net.
Për më tepër, ai ka theksuar se Izraeli dhe Serbia kanë raport të shkëlqyeshëm mes vete.
Duke u mbështetur te vota e Serbisë në OKB për temën e Palestinës, Nason u shpreh se: “Nga miku pritet vota miqësore”, dhe se “kush do që e njeh Palestinën, nuk i bën favor bisedimeve të paqes mes Palestinës dhe Izraelit”.
“Pranimi i Izraelit nuk i ndihmon bisedimet, andaj çdo hap, si njohja ose hapja e Ambasadës palestineze në një shtet të caktuar e vonon zgjidhjen paqësore, këtë duhet ta dinë të gjithë”, theksoi ai. /Lajmi.net/