Ai tha në “Real Story” se Basha la demokratët të papërfaqësuar.
“Askush në këtë moment nga opozita nuk mund të jetë i kënaqur, por unë shoh që dhe shqiptarët nuk janë të kënaqur sepse nuk jetojnë më në një vend normal. Nuk kanë më një politikë normale, një ekonomi të mirë, po largohen nga vendi çdo ditë.
Shqipëria është në krizë dhe do zgjidhje. Patjetër që pesha e madhe sigurisht është e Qeverisë, sepse ajo ka detyrimin kryesor që të sigurojë normalitetin në vend.
Por edhe opozita ka pjesën e saj në këtë përpjekje për ta çuar Shqipërinë drejt Europës që kemi ëndërruar prej vitesh tashmë”, tha Ristani.
Lidhur me aksionin e opozitës, Ristani u shpreh se gjithçka ishte e menduar, por ajo që nuk dinin ishte reagimi ndërkombëar.
Sipas Ristanit, vendimmarrja e Bashës për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit, duhet të kishte informacion se çfarë mendimi kishin ndërkombtarët për këtë. Sipas Ristanit, ajo që rezultoi më pas, ishte se PD rrezikoi të shpallej “organizatë e dhunshme”.