Gjykata tha se shteti kishte përgjegjësinë 10 për qind, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë që ushtarët e saj mund të kishin parandaluar vrasjet.
“Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për këtë arsye shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmit”, vendosi Gjykata.
Një gjykatë e apelit kishte caktuar përgjegjësinë më herët në 30 për qind, por vendimi i Gjykatës Supreme ka ulur në mënyrë drastike këtë shifër.
Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra myslimanë në qytetin e Srebrenicës më 1995.
Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.
Është e rrallë për një shtet që të mbahet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së.
Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen./REL