Ngjela: “Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh”

Edhe avokati i njohur Spartak Ngjela ka dhënë një koment lidhur me vendimin e marrë nga ana e Ramush Haradinajt. Ai e ka cilësuar si një burrë shteti, ndërsa ka ruajtur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës.

Ngjela, duke folur me krenari për aktin e ndërmarrë nga ana e Haradinajt, thotë se kishin kaluar 100 vite që shqiptarët nuk kishin parë një personalitet të tillë, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Statusi:

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.
Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Loading...