Mirëpo përveç tyre këtë e ka konfirmuar edhe një studim i cili është kryer nga një ekip hulumtuesish nga universitete të ndryshme në Evropë dhe më gjerë.
Studimi u kry në 2.224 persona mbipeshë (tek personat me nivele të larta të sheqerit në gjak, të cilët rrezikojnë zhvillimin e diabetit të tipit 2) nga Evropa, Australia dhe Zelanda e Re.
Për 8 javë, pjesëmarrësit ndoqën një dietë të ulët me kalori të bazuar kryesisht në supë, smoothies dhe perime. Në fund të 8 javëve, 35 për qind e meshkujve dhe femrave kishin nivele normale të glukozës në gjak, por ajo që ra në sy ishte se meshkujt kishin humbur më shumë peshë, pasi përqindja e yndyrës në trupin e tyre ishte më e ulët.
Ndërsa për gratë studiuesit zbuluan se kishin vetëm një reduktim të kolesterolit. Por përse janë këto efekte të ndryshme? Lidhur me këtë një endokrinolog i specializuar në spitalin Delnor në SHBA, thotë se përgjigjia qendron në dallimet ndërmjet metabolizmit të meshkujve dhe grave.
Sipas tij si meshkujt ashtu dhe gratë kanë tendencë të kenë një “rezervë” më të madhe të yndyrës visçerale, atë që rrethon organet e brendshme të trupit dhe sipas studimit gratë kanë më shumë yndyrë nënlëkurore (rreth kofshëve, barkut etj,.) e cila bën më të vështirë humbjen e kg.