FOKUS – 256 milionë dollarë për reklamat politike në FB

Rreth 256 milionë dollarë për reklama politike u shpenzuan në Facebook në gjashtë muajt e fundit në SHBA, njoftoi të martën rrjeti social, duke saktësuar se komiteti proTrump “Make America Great Again” ishte kompania e dytë lobuese më e madhe politike me 3,1 milionë dollarë.

”Këto 256,4 milionë dollarë më saktësisht kanë shërbyer për të paguar rreth 1,7 milionë reklama për të mbështetur një kandidat në zgjedhje, një masë që do të kryhej me votim ose që trajton një problematikë me rëndësi kombëtare”, shprehet Facebook.

Grupi publikoi raportin e tij të parë për këtë çështje e kthyer në burim polemikash që prej publikimeve rreth manipulimeve politike në zgjedhje të kryera nëpërmjet rrjetit social.

Facebook premtoi se do të vërë në dispozicion të publikut një adresë,  https://www.facebook.com/ads/archive/report që do të mundësonte gjetjen e arkivave të reklamave të ndryshme me karakter politik në SHBA të publikuara në platformën e tij dhe në Instagram.

Informacioni do të përditësohet çdo javë./atsh

Loading...