Mamaja e Julian Dedës feston ditëlindjen,aktori i shpreh publikisht fjalët më të ndjera të dashurisë

Me siguri në profilin publik të Julian Dedës në Instagram, veç fotove plot humor e batuta të shumta, ju kanë rënë shpesh në sy edhe foto të personave të tij më të dashur, bashkëshortes, fëmijëve e prindërve të tij.

Kur vjen puna tek familja, Juliani e lë mënjanë humorin dhe nuk ngurron të shprehë publikisht atë çfarë ai ndjen për personat më të shtrenjtë të jetës.

Ditën e sotme, mamaja e Julianit feston ditëlindjen, ndërsa aktori i ka shprehur publikisht fjalët më të ndjera të dashurisë.

“I shoh syte e ty. Ata flasin dhe tregojne se ti Mam je miresia vete, je paqja, je deshira per te ndertuar familje, per te rritur jete.

Gezuar diten e lindjes zemra ime! Qofsh gjithmone e lumtur dhe e qeshur prane nesh.
Te dua shume Mam…!”- janë fjalët e Julit krahas fotos me të ëmën.

Siç e shohim në foton e publikuar, veçse me të atin, aktorin e mirënjohur Zef Deda, Juli ka një ngjashmëri të madhe edhe me mamanë e tij, nga e cila ka marrë të njëjtin shikim plot ëmbëlsi.

Loading...