Përgjatë këtyre ditëve të pranishmit kanë shijuar muzikë mesdhetare, kinema nën yje, dhe një atmosferë magjike muzetë e Beratit dhe në kala.
Nata e parë e festivalit u hap me grupin austriak “Leyya”, të njohur për muzikën e tyre urbane dhe kozmopolitane, dhe më mbrëmja vijoi me Korin e Vajzave, nën drejtimin e dirigjentes, Suzana Turku.
Në natën e dytë të këtij festivali interpretuan Medimare ansambël të cilët sollën për pjesëmarrësit në Kalanë e Beratit, muzikën tradicionale greke dhe mesdhetare në një formë te re dhe krejtësisht origjinale.
Përgjatë dy netëve në 18 dhe 19 korrik, qyteti historik me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore, u shndërrua në një qytet me aktivitete të larmishme dhe gjithëpërfshirëse për komunitetin vendas dhe jo vetëm.
Në çdo cep të këtij qyteti u zhvilluan koncerte muzikore nga grupet austriake, greke dhe shqiptare, DJ që luajnë rryma të ndryshme, art pamor, street art, cirk dhe shumë aktivitete të tjera.
Ky festival mbyllet mbrëmjen e sotme me muzikë në yje dhe kinema në yje ku të pranishmit do kenë mundësi të shijojnë ritme muzikore dhe filma në kalanë e Beratit dhe në dy muzetë. /atsh