Arrestime, veçse në Sardenja të Italisë, mësohet se janë bërë edhe në vendin tonë.
Gjatë operacionit policor të koduar ‘Rruga e Detit’, karabinierët e Sasarit kanë bërë arrestimin e 17 personave, shqiptarë dhe italianë.
Të arrestuar akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge, shpërndarje droge, etj.
Hetimet janë bërë nga njësia e karabinierëve në Olbia me koordinimin e drejtorisë së Antimafias në Kaljari, që ka drejtuar të gjithë punën hetimore.
Loading...