Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka kujtuar me një poezi të ndjerë një vjetoritn e ndarjes nga jeta të vazjës së tij. Mes dhimbjes për vajzën e humbur ai sjellë librin me vargjet më të ndjerë që dora i ka shkruar ndonjëherë.
Para promovimit të këtij libri, ai ka ndarë një nga poezitë që shpreh vargjet për një vit mungesë të së bijës.
POEZIA E AKTORIT PËR VAJZËNE NDJERË
Nji vit pa Ty e pa frymën tande
ecim kujtimësh si tymit temjanit
Bubë!
Jerusalemi qeshi kur shqip fole:
“Jezunë du me prekë e shtrat i tij m’u ba”
Adeeb Joudeh ta hapi derën
e t’shenjtës “Sepulchre” atë mëngjes korriku
diell i përvëluem zemre
Ti ece temjanit, unë pas xhamive
ku myezinët lëshonin zá
kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte
Ti s’dole ma!
i vetmuem n’qytetin plot jetë
i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi
dëshpërue nga lumtuni korriku
zjarm andrrash futa n’gji
E shkurtë dita për vetëvrasje
Nata e gjatë për dashuni
S’e kuptoj pse gëzohem që s’vdes
e pse jetoj në këtë botë me përralla
Zot
çka t’baj me Ninin që larg meje leh
e Bubën që varun m’rri mbi qepalla