Ata u transportuan me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë.
Aksidentet kanë ndodhur në orare të ndryshme.
Shtetasi italian 33 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është aksidentuar me motor dhe për rrjedhojë, sipas bluzave të bardha kishte: Hemotoraks, frakturë të tre brinjëve, frakturë klavikule, si dhe kontuzion me hematomë të shprehur të supit.
Ndërkohë shtetasi suedez, 24 vjeç sipas bluzave të bardha në spitalin e Sarandës kishte: Kontuzio capitis, loksacin të vertebrës cevikale C4, frakturë të vertebrave cervikale C6 dhe C7, si dhe frakturë të vertebrës lumbare, L2.
Loading...