Provoni këtë recetë të vecant,mëlçi qingji me mollë

Përbërësit
500 gr mëlçi, 1 mollë jeshile, 1 kokërr qepë, ½ gotë verë, 2 lgj keçap, Kripë, piper, Vaj ulliri.

Pergatitja
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim mëlçitë të prera në kubikë derisa të ndryshojnë ngjyrë.

Më pas shtojmë qepën e prerë në gjysëm rrathë. Vazhdojmë kaurdisjen, më pas shtojmë mollën e prerë dhe atë në gjysëm rrathë.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e shuajmë gatimin me verë.

Sapo të avullojë alkooli shtojmë keçapin dhe e lemë derisa të lidhet salca dhe më pas e servirim gatimin të ngrohtë.

Loading...