Receta që nënat dhe gjyshet sapo vinte vera kujdeseshin gjithmonë ashtu si edhe sot ta përgatisnin e të mos i mungonte tryezës.
Përbërësit ( për 4-5 persona)
4 domate të pjekura mirë
200-300 gr gjizë
2 kokrra vezë
Kripë
Piper
Përgatitja
Domatet pasi t’i pastroni me ujë të rrjedhshëm t’i vendosni në një enë me ujë të ngrohtë për 5-6 minuta. Më pas largojini nga ena me ujë të ngrohtë dhe me kujdes largojini lëkurën.
Pasi të keni pastruar domatet nga lëkura, prijini në kubikë shumë të vegjël.
Vendosni një tigan të thellë në zjarr, shtoni vaj ulliri dhe shtoni aty domatet që keni grirë.
Shtoni kripën në masën e dëshiruar (kujdes me sasinë në rast se edhe gjiza që do përdorni ka kripë), shtoni edhe piperin dhe lëreni në zjarr duke e kaurdisur herë pas here derisa domatet të zbuten dhe kenë pirë lëngun e tyre.
Ndërkohë rrihni mirë dy kokrra vezë dhe lërini mënjanë në një tas.
Pasi domatet të jenë zbutur, shtoni gjizën dhe karudisini për 2-3 minuta, më pas shrtoni vezët e rrahura, kaurdisini për 2-3 minuta të tjera dhe më pas largojeni tiganin nga zjarri dhe fërgesa është gati.
Fërgesa me domate dhe gjizë kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme shtëpie.
Ajo është fantastike edhe duke u shoqëruar me pak butë dhe dhallë të freskët.
Por gjithashtu fërgesa me domate ëhstë fantastike në kombinimet e saj me byrekë të ndryshëm shtëpie por edhe tava të ndryshme me perime të stinës.